Ndeshja mes Komos dhe Betisit, duhej të ishte një sfidë përgatitore për të dy skuadrat. Por përtej rezultatit 3-2 për ekipin italian, ajo do të kujtohet për sherrin e madh që nisi në fund të pjesës së parë.
Para pushimit të ndeshjes, Fornals iu afrua Perrones dhe pas disa frazash e goditi me shpullë, ndërsa ky i fundit e goditi me grusht.
Kjo bëri që të shpërthente një zënkë masive në fushë mes kaosit, ndërsa gjyqtari shihte gjithçka.
Në fund, ai nxori një tufë me kartonë të verdhë, duke ndëshkuar edhe me të kuq Bejerin të spanjollëve dhe Perrone të italianëve.
Ndërkohë, kamerat filmuan edhe trajnerin Manuel Pelegrini, që po kritikonte në pankinë Fabregasin, duke akuzuar këtë të fundit se kishte shtyrë skuadrën e tij të bënte shumë ndërhyrje të ashpra.
Real Betis v Como in a friendly tonight 🤛 pic.twitter.com/PxH2jhZSPu
— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) August 6, 2025