Shpresat bëjnë detyrën ndaj Andorras, Muçi protagonisti kryesor (VIDEO)

Shpresat e Bushit kanë bërë detyrën përballë Andorras në “Elbasan Arena” duke regjistruar kështu sukesin e dytë në 3 ndeshje.

“Kuqezinjtë” dominuan thuajse të gjithë ndeshjen, ndërsa goli i parë do vintë në minutën e 36 falë një perle të Ernest Mucit nga goditja e dënimit.


Pjesa e parë do të mbyllej me avantazh minimal të tanëve, ndërsa e dyta nis sërish me dominimin e skuadrë së drejtuar nga Bushi.

Në minutën e 70, Muçi do të kishte mundësinë që të shënonte edhe golin e qetësisë nga pika e bardhë penalltisë, por siç duket porta ishte më afër seç ai preferon dhe gabon. Miqtë marrin zemër dhe na vënë disa hërë në vështirësi.

Në minutën e 92, Muçi konfirmohet lojtari i ndeshjet pasi shënon një tjetër gol nga goditja e dënimit duke i siguruar 3 pikët “kuqezinjve”. /albeu.com


Shtuar 7.10.2021 21:19