Shorti i Champions: Teuta dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët në rast kualifikimi

Teuta do të luajë këtë sezon në Champions League, kualifikueset e turit të parë si kampione e Kategorisë Superiore. Durrsakët kanë mësuar ditën e djeshme kundërshtarët e tyre, teksa do të luajnë kundër Sherif Tiraspol.

Një kundërshtar i kalueshëm, ndërkohë që durrsakët kanë qenë me fat edhe sa i përket turit të dytë kualifikues. Në rast se Teuta kalon Sherif Tiraspolin, ateherë do të përballet me fituesin e çiftit Konah’s Nomads FC nga Uellsi ose Alashert nga Armenia.

Ndërkaq, edhe Shkëndija e Tetovës ka mësuar kundërshtarin e saj në raundin e dytë kualifikues. Në rast se tetovarët e Ernest Gjokës kalojnë me sukses ekipin slloven të Mura, atëherë do të përballen me Ludogorets ose Shaktjor Soligorsk.

Shtuar 16.06.2021 13:52