Këtë të premte, më 27 shkurt 2026 në orën 12:00, u hodh në Nyon të Zvicrës shorti i raundit të 1/8 të Champions League, ku ishte thuajse e pamundur të shmangeshin përplasjet e mëdha.
Real Madrid do të sfidojë Manchester Cityn, në një përballje tepër të forte, që vitet e fundit po shndërrohet në një klasike të vërtetë të futbollit evropian.
Të lidhura
None found
PSG do të vijojë misionin e mbrojtjes së titullit ku në fazën e 1/8 e pret Chelsea. Barcelona do të ketë një përballje më të lehtë në letër, teksa do të sfidojë anglezët e Newcastle.
Test shumë i vështirë për Atalantën, që do të sfidojë kampionët bavarezë të Bayern Munich.
Gallatasaray-Liverpool, pritet të jetë një përballje tjetër shumë e zjarrtë e kësaj faze, me një remake të ndeshjes së zhvilluar në fazën e ligës, kur turqit fituan 1-0.
Kryesuesit e Premier League Arsenal, do të sfidojnë gjermanët e Bayer Leverkusen, ndërsa tjetër përballje e ekuilibruar pritet të jetë ajo mes Atletico Madrid dhe Tottenham.
Bodo Glimt, do të vijojë ëndrrën në këtë sezon të Champions, teksa do të sfidojë Sportingun e Lisbonës.
Takimet e para të 1/8-ave do të zhvillohen më 10-11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit janë programuar për 17-18 mars.
Ndeshjet:
Real Madrid – Man. City
Bodo/Glimt – Sporting Lisbon
PSG – Chelsea
Newcastle – Barcelona
Galatasaray – Liverpool
Atletico Madrid – Tottenham
Atalanta – Bayern Munchen
Bayer Leverkusen – Arsenal

Të Lidhura:
- Mësohet se kur do të hidhet shorti i çerek-finaleve në Champions
- SHORTI/ Këto janë përballjet “BIG” që mund të rezervojnë goglat ditën e sotme (FOTO LAJM)
- LIVE/ Nis shorti i Champions League, ndiqeni direkt këtu
- Nga fishkëllimat e tifozëve te fitorja ndaj Pafos/ Luçiano Spaleti: Bota e Juves është një botë e yjeve
