Në Nyon të Zvicrës është përcaktuar me short faza “playoff” e UEFA Europa League. Egnatia ka mësuar skuadrën që mund të ketë përballë në rast se eliminon Shamrock Rovers të Irlandës në raundin e tretë kualifikues.
Të lidhura
None found
Nëse ekipi i drejtuar nga Nevil Dede arrin të kalojë Shamrock, kundërshtari i radhës do të jetë Lillestromi i Norvegjisë. Takimet e para janë planifikuar për më 20 gusht, ndërsa përballjet e kthimit do të luhen më 27 gusht.
