Shoku i skuadrës së Ronaldos thotë se në cilin klub duhet të shkojë Cristiano

Pothuajse një vit më parë, Cristiano u rikthye në Old Trafford, pati një sezon të mirë, por United nuk u ngjit në top 4. Ronaldos nuk i pëlqen puna modeste e klubit në merkato dhe portugezi tha gjithashtu se i kanë mbetur edhe “tre-katër” vite në nivelin më të lartë, ndaj tani po lobon për një transferim në një ekip tjetër.

Chelsea ofron 14 milionë funte për sulmuesin, por për portugezin është i interesuar edhe Bayern. Nuk dihet se çfarë mendon vetë Cristiano, por bashkëlojtari i tij, Jose Fonte, është i bindur se e vetmja zgjedhje e duhur për Ronaldon është rikthimi te Real Madrid, shkruan albeu.com.

Duke folur për talkSPORT këtë javë, qendërmbrojtësi i Lille tha: “Ajo që di me siguri është se ky njeri e do Ligën e Kampionëve.

Ai e konsideron këtë garë si më të mirën në botë. Ai e di se çfarë duhet bërë për të fituar Topin e Artë. Duke folur për Manchester United, mendoj se ata kanë një trajner vërtet të mirë. Kam luajtur kundër Ajax-it dy herë dhe kam qenë shumë i impresionuar me mënyrën se si ata luajtën, filozofinë e tyre.

Ronaldo duhet të fitojë trofe dhe të luftojë për Topin e Artë. Ai është një fitues i vërtetë, këtë e dinë të gjithë.

Ndoshta ai po shikon dhe po mendon: “A mund të fitoj disa trofe me ta këtë vit?” Ndoshta ai nuk beson në të. Une nuk e di. Vetëm ai mund të tregojë.

Nuk e di nëse ai do të kthehet në Madrid. Ky do të ishte [opsioni] më i mirë për të{, tha Fonte. “Nëse ata e duan atë apo jo atë është një çështje tjetër”. /albeu.com/

Jose Fonte: 'Cristiano Ronaldo can play until he's 41 - he is still a  monster'


Shtuar 8.07.2022 16:12