Shokët e ekipit i bëjnë ‘daljen’ Greenwood-it, CR7 reagon i pari e më pas të tjerët

Pasi u arrestua për përdhunim të dyshuar dhe dhunë fizike, Mason Greenwood e kaloi mbrëmjen e së dielës në paraburgim policor dhe një numër i shokëve të tij të skuadrës në Manchester United e kanë hequr atë nga mediat sociale.

Sjellja e tij ndaj të dashurës nuk është pritur mirë nga shokët e ekipit.

Manchester United ka pezulluar 20-vjeçarin pas shfaqjes së akuzave të dielën në mëngjes, duke e bërë të qartë se ai nuk do të kthehej në stërvitje ose të luante ndeshje deri në një njoftim tjetër.

Cristiano Ronaldo ishte i pari që hodhi poshtë Greenwood në mediat sociale pas ngjarjeve, ndërsa Jesse Lingard, David de Gea, Paul Pogba, Edinson Cavani dhe Scott McTominay të gjithë e ndoqën shembullin e CR7 në Instagram.

Faqet zyrtare të klubit në mediat sociale vazhdojnë të ndjekin ende të diplomuarin e akademisë, megjithëse procesi ligjor është në vazhdim dhe kjo është subjekt i ndryshimeve./ h.ll/albeu.com