Shkupi pranë realizimit të ëndrrës, Sedloski: Besoj në kualifikimin historik

Shkupi do të ndeshet nesër në mbrëmje ndaj Dinamo Zagrebit në stadiumin “Todor Proeski”, në Shkup, në një sfidë të vështirë për raundin e dytë të Champions League.

Në ndeshjen e parë në “Maksimir”, ekipi i Shkupit mori një rezultat pozitiv me dy gola të shënuar në ndaj Dinamo Zagrebit duke i rrëmbyer një pikë. Ndeshja e ditës së nesërme pritet të jetë e vështirë, por tekniku i Shkupit , Sedolski, ka një mesazh për tifozët.

“Pas asaj ndeshjeje që luajtëm në Zagreb dhe rezultatit pozitiv që morëm, nesër na pret një sfidë e vështirë. Nuk duhet të mashtrohemi nga barazimi që morëm në Maksimir. Gjatë gjithë javës në stërvitje ne kemi dhënë maksimumin dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Unë besoj në një fitore dhe kualifikim historik, por për ta realizuar atë na duhet mbështetja e publikut dhe tifozëve tanë, të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.07.2022 19:25