Lionel Messi u rrethua dhe rrjedhimit edhe u pengua nga qindra tifozë jashtë një restoranti italian në Florida ndërsa argjentinasi po i kryen pushimet para se të kthehej në Barcelonë.
34-vjeçari përjetoi një verë si askush tjetër pasi u lirua në mënyrë efektive nga Barcelona në fillim të korrikut pas përfundimit të kontratës, para se të fitonte titullin e tij të parë ndërkombëtar me Argjentinën në finalen e Kupës së Amrikës dhjetë ditë më vonë.
Të lidhura
None found
Ndërsa ishte në Miami për pushime, Messi vendosi të vizitojë një restorant të quajtur Cafe Ragazzi të enjten në mbrëmje dhe aty u mësua se argjentinasi ishte brenda.
Kur erdhi koha të largohej, ai u përshëndet nga qindra tifozë të etur për ta përshëndetur atë dhe Messi u përpoq të kalonte nëpër turmë, madje edhe me ndihmën e një truproje.
Restoranti është në pronësi të këngëtarit argjentinas-venezuelian Ricardo Montaner, i cili shkroi në Twitter për kënaqësinë e tij që kishte legjendën e Barcelonës për darkë në restorantin e tij.
“Faleminderit i dashur Leo që na le të të nderojmë dhe gjithashtu të falënderoj për gëzimet që i jep gjithë kohës. Messi ishte për darkë në restorantin tonë”, shkroi Mantaner në Twitter.
