Imran Fetai është larguar përfundimisht nga Shkëndija, pasi klubi kuqezi arriti marrëveshje për transferimin e tij te Dinamo e Bukureshtit në Rumani.
Të lidhura
None found
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Shkëndija konfirmoi se 23-vjeçari do të nisë një etapë të re në karrierë, duke mbyllur kështu aventurën me skuadrën.
Mbrojtësi iu bashkua Shkëndijës vitin e kaluar, pasi më herët kishte qenë pjesë e Besa Dobri Dol. Gjatë karrierës së tij, ai është aktivizuar edhe për Tikves, Apolonia U-19 dhe Gostivar.
