Admir Mehmedi do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Ish-futbollisti i njohur pritet të marrë në rol të rëndësishëm te skuadra e Shkëndijës së Tetovës.
Kuqezinjtë pas dështimit në Conference League, po bëjnë ndryshime në ekip dhe Mehmedi pritet të marrë rolin e drejtorit sportiv.
Sipas “Blick.ch”, bëhet me dije se palët janë shumë afër marrëveshjes dhe ish-futbollisti me origjinë shqiptare do të bëhet pjesë e kuqezinjve.
Pak kohë më parë Mehmedi mbuloi këtë pozicion edhe në klubin e Shafhauzenit.