Shkëmbimi Osimhen – Ronaldo është ende në “këmbë”, orë të nxehta në këtë fund merkatoje

Manchester Unite është afër mbylljes së Anthony nga Ajax, por pavarësisht kësaj shkëmbimi i mundshëm mes Osimhen dhe Ronaldos mbetet i mundur.

Sipas asaj që raportohet nga La Gazetta dello Sport, agjenti i portugezit, Jorge Mendes, u nis për në Manchester për të ndjekur nga afër ditët e fundit të tensionuara të merkatos dhe nga fronti napoletan ai mori “ok”.

“Ok” gjithashtu e ka dhënë edhe CR7 pasi kanë rënë dakord me De Laurentis për të drejtat e imazhit, me presidentit i cili pranoi të bëjë një përjashtim.

Sot, deri nesër pritet të ketë lëvizje konkrete rreth këtij operacioni./albeu.com


Shtuar 29.08.2022 09:31