Shkëlqeu te Juventus, Fabio Paratici firmos me ekipin e njohur anglez (FOTO LAJM)

Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, do të nënshkruajë me Tottenham Hotspurs, raporton Goal.

Ai do të fluturojë për në Londër teksa marrëveshja pritet që të finalizohet gjatë kësaj jave.

Paratici i ka kaluar 11 vjet te Zonja e Vjetër, por u dorëhoq pasi shprehu dëshirën për një sfidë të re në karrierën e tij.

Spurs janë afër që t’i sigurojnë shërbimet e 48 vjeçarit para se t’i nisin planet për sezonin 2021-2022.

 

 

Shtuar 7.06.2021 09:06