Po shpërthen një propozim apo bombë për Napolin? Sipas “Gazzetta dello Sport”, një fond amerikan i quajtur “Sixth Street” po përgatitet të paraqesë një propozim për blerjen e Napolit.
Veçanërisht, njerëzit që drejtojnë kompaninë e njohin personalisht Aurelio De Laurentiis, i cili në të kaluarën ka bashkëpunuar me regjisorë amerikanë duke nxjerrë një film në kinema. Disi, ka një pikë të përbashkët kontakti mes dy palëve, por një shitje e mundshme e aksioneve do të kalojë në një mijë valë.
De Laurentiis nuk e ka ndërmend ta lërë Napolin kaq lehtë dhe kërkon shumën prej 700 milionë eurosh, ndërkohë që dy palët me gjasë do të ulen në tryezën e bisedimeve në javët në vijim. /albeu.com/