Shevcenko pranë shkarkimit, ky është super trajneri që pritet të ulet në stolin e Genoa

Lajmi për largimin e Andriy Shevchenkos nga stoli i Genoas është në rritje dhe klubi italian tashmë ka përgatitur një zëvendësues.

Rudi Garcia (ish-trajner i Lyon), bashkon karakteristikat që ata kërkojnë.

Sipas Tuttomercatoweb, shanset e Shevchenkos për të vazhduar janë të vogla, edhe pse ai ka qenë në ekip vetëm për dy muajt e fundit, por ai ka vetëm një fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje. Shkarkimi do të bëhet në ditët në vijim

Për vendin e tij, objektivi tashmë do të përzgjidhet dhe është Rudi Garcia, i cili është i lirë pas periudhës së tij në Lyon dhe që e njeh mirë Serinë A, pasi ka drejtuar Romën (2013-2016). /albeu.com/


Shtuar 12.01.2022 18:59