Sherri mes Lotito dhe Tares gjatë prezantimit të fanellave, dalin pamjet e momentit (FOTO LAJM)

Tashmë gjithçka dihet. Marrëdhënia mes drejtorit sportiv, Igli Tares dhe presidentit të Lazios, Claudio Lotito janë krisur.

Mbrëmjen e djeshme kur po prezantoheshin uniformat e reja të skuadrës italiane, nuk mungoi edhe “përplasja” mes tyre, me palët që kanë diskutuar me tone të larta mes tyre, të paktën kështu raportojnë mediat italiane.

Përballë një grupi tifozësh që ishin prezent në prezantimin e uniformave, dyshja nuk nguroi aspak për të shfaqur pakënaqësitë e tyre, teksa një foto e publikuar në rrjetet sociale është kthyer në virale.

Kujtojmë se drejtori shqiptarë i Lazios është në vitin e fundit të kontratës me klubin italian, me “TMË” që ka raportuar se tashmë Tare po mendon dorëheqjen, me largimin që duket i pashmagnshëm./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 5.07.2022 14:23