Sherri i dhunshëm në Gjermani, mediat serbe fajësojnë shqiptarët: Ata e nxitën përplasjen me qëllim

Mediat serbe kane akuzuar disa shqiptarë si shkaktarë të kaosit dhe përplasjeve të krijuara mes tifozëve në Gelsenkirchen të Gjermanisë, atje ku mbrëmjen e sotme do të përballen Anglia dhe Serbia në kuadër të Euro2024.

“Kurir” ka shkruar se një shqiptar është futur në mesin e tifozëve serb.

Sponsored Links
“Skena të pahijshme në Gelsenkirchen të Gjermanisë, të shkaktuara nga ata që nuk kanë vend atje, tifozët shqiptarë!”, shkruan pamfleti serb.

“Një shqiptar ka hyrë në mesin e tifozëve serbë me qëllim që të provokojë serbët dhe të valëvisë flamurin

Në përgjithësi qendra e qytetit është e mbushur me shqiptarë, dhe ata hynë në një restorant në qendër të qytetit të drejtuar nga një serb me qëllim që të shkaktonin kaos, dhe shpërtheu një përleshje e ashpër”, shkruan më tej media serbe.

Sipas saj, dy nga sulmuesit janë plagosur dhe ndodhen në spital.


Shtuar 16.06.2024 19:24

Tags: ,