Eliminimi i Francës nga Euro 2020 ka qenë një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni dhe është shoqëruar me një zhgënjim të madh e me sa duket edhe me shumë tension. Jo mes lojtarëve të “gjelave”, por familjarëve të tyre, me protagoniste kryesore Veronik Rabio.
Mamaja e Adrien Rabio, njihet si një personazh i veçantë dhe shpesh protagoniste e bëmave të tilla, duke mos shmangur asnjëherë polemikave rreth të birit. Pak kohë më parë ajo sulmoir drejtuesit e PSG kur ai ishte pjesë e kësaj skuadre e duke qenë një nga arsyet pse ai vendosi të mos mbetej pjesë e parisienëve.
Veronique Rabiot, Adrien’s mother, picking a fight with the families of Paul Pogba and Kylian Mbappe in the stands after France’s loss to Switzerland.
Like this is normal behaviour… ?#FRA #Euro2020 pic.twitter.com/JfY0NShexv
— Robin Bairner (@RBairner) June 30, 2021
Pas humbjes me Zvicrën, ajo ka qenë protagoniste e zënkave të njëpasnjëshme në tribunë me familjarë të futbollistëve të tjerë francezë.
Të parët që e pësuan ishin familjarët e Pol Pogba pas golit të tretë të Zvicrës që lindi pikërisht nga një top i humbur nga mesfushori. Ajo iu kthye familjarëve të Pogba duke i pyetur se si ishte e mundur që një lojtar i tillë humbte topin në mesfushë në një moment kaq delikat të sfidës dhe nga aty lindi një debat me tone të larta në distancë mes palëve.
Pas ndeshjes, me eliminimin e Zvicrës, ajo në mënyrë publike u kthye nga babai i Kilian Mbape dhe i tha këtij të fundit që t’i tregonte të birit që të mos ishte aq arrogant.
Më pas, ajo sulmoi edhe gazetarët e pranishëm pranë tribunës së familjarëvë, duke i kritikuar për sjelljen që kishin ndaj Mbape, pasi e trajtonin më mirë se sa duhej. Të gjitha fjalë që janë shoqëruar me tension në tribunë ku nuk kanë munguar fyerjet e ndërsjella mes palëve, duke treguar edhe një herë se sa e tensionuar ishte bërë situata pas eliminimit të Francës.