Ndeshje e pabesueshme në finalen e Kupës së Rusisë mes Zenit St. Petersburg dhe Spartak Moskës, e fituar nga Zeniti me penallti. Në bilbilin e fundit, Wilmar Barrios i Zenit u përplas me sulmuesin e Spartak, Quincy Promes.
Në atë moment, mbrojtësi brazilian i Zenit, Rodrigao ndërhyri, duke sulmuar sulmuesin e Spartak, Shamar Nicholson.
Kështu, brenda pak sekondash, situata u përshkallëzua në një sherr, me gjyqtarin Vladimir Moskalev dhe ndihmësit e tij të paaftë për të mbajtur situatën.
Në fund u përfshinë edhe anëtarët e stafit stërvitor dhe të pranishmit në pankinë. Në total, 6 lojtarë u përjashtuan: Rodrigao, Barrios dhe Malcom nga Zeniti, Nikolson, Sobolev dhe Selikhov nga Spartak. /G.D albeu.com/