Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Do Dragao” të Portos në Portugali do të luhet finalja e Champions-it ndërmjet dy skuadrave angleze, Mançester Sitit dhe Çelsit.
Por mëngjesin e sotëm ka pasur trazira në rrugët e qytetit portugez teksa tifozë të dyja skuadrave janë përleshur me njëri tjetrin.
Në këtë situatë ka ndikuar dhe konsumi i tepër i alkoit duke bërë që gjërat të dalin jashtë kontrollit. Në pamjet e postuara në rrjetet sociale shikohet se si tifozët godasin njëri-tjetrin, ku disa prej tyre janë të gjakosur.
Është dashur ndërhyrja e policisë vendase për të qetësuar gjakrat vetëm disa orë para startit të sfidës së madhe./panoramasport