Shënon dopietë në miqësore, Lushkja i jep fitoren Sheriff Tiraspolit

Ish-fantazisti i Laçit, Regi Lushkja para pak javësh kaloi në Moldavi duke firmosur me skuadrën e Shehrif Tiraspol.

Skuadra e lojtarit shqiptar ditën e sotme ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me FC Balkany, ku protagonist ishte 25-vjeçari kavajas.

Në këtë takim morën pjesë, lojtarët që nuk luajtën në Europa League ndaj Braga, ndërsa ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1.

Lushkja arriti të shënonte edhe golat e parë me fanellën e skuadrës së re, teksa shënoi dopietë për t’i dhënë fitoren Sheriff Tiraspolit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.02.2022 21:48