Sulmuesi i Milanit, Oliver Giroud është bërë golashënuesi më i vjetër në histori të kombëtares franceze.
Franca ditën e djeshme arriti të fitonte ndaj Austrisë në kuadër të Nations League me rezultatin e pastër 2-0.
Giroud shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 65 dhe theu një rekord me kombëtaren e tij.
Duke qenë 35 vjeç e 357 ditë, ai u bë golashënuesi më i vjetër e kombëtares, duke kaluar Roger Marchen, që kishte shënuar gol në moshën 35 vjeç e 287 ditë kundër spanjës, në dhjetor të vitit 1959./albeu.com