Shënoi golin e tretë në Premier League, Broja thyen një tjetër rekord

Armando Broja është duke kaluar një moment spektakolar në karrierën e tij edhe pse ende në moshën 20 vjeçare.

Sulmuesi ka bërë performaca të jashtëzakonshme me Kombëtaren dhe me klubin e Southampton në Premier League.

Në ndeshjen e sotme ndaj Brighton, sulmuesi ishte për herë të tretë titullar dhe ka shënuar golin e tretë.

Pas këtij goli, Broja ka thyer një rekord.

Armando Broja ka shënuar pesë gola në të gjitha garat këtë sezon, më së shumti nga çdo lojtar i Premier Ligës U20. Broja (20 vjeç, 85 ditë) është lojtari i dytë më i ri në historinë e kompeticionit që shënon në tre startet e tij të para të ligës në shtëpi, pas Danny Cadamarteri (18 vjeç, 6 ditë). /albeu.com

Shtuar 4.12.2021 17:16