Xherdan Shaqiri është prezantuar zyrtarisht si lojtari Chicago Fire, disa ditë pasi kompletoi kalimin nga Lyoni.
Sulmuesi është shprehur i lumtur për këtë transferimin dhe shpreson të japë më të mirën në MLS.
“Faleminderit për të gjithë që keni ardhur. Është një eksperiencë e re për mua, pasi erdha në ShBA. Gjithmonë kam qenë një admirues i MLS-së. Siç e dini unë isha tek Lyoni dhe isha duke luajtur për gjashtë muaj, andaj jam i gatshëm.”
“Në fund, trajneri do të vendos për gjërat tjera, por unë jam i gatshëm dhe do të shohim se çfarë dot ë ndodhë, por unë jam këtu për të fituar”, ka deklaruar Shaqiri në konferencë për media. /albeu.com