Shaqiri dhe Xhaka titullarë, formacionet zyrtare Walles-Zvicër

Pesë vite kanë kaluar që nga rrugëtimi i tyre magjik deri në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, dhe sot Uellsi e fillon kampanjën e Euro 2020 me përballje kundër Zvicrës në qytetin e Bakut.

Të dy kombëtaret kanë për qëllim për ta kaluar fazën e grupeve në këtë Evropian, por duke mos lënë anash edhe Kombëtaret si ajo e Italisë dhe e Turqisë që gjenden në Grupin A, në njërin nga grupet më interesante të Euro 2020.

Në gjashtë ndeshjet e fundit Zvicra ka formë më të mirë se Uellsi, ku kanë regjistruar gjashtë fitore, krahas Uellsit që ka tre fitore, një barazim dhe dy humbje.

Tanimë kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillim të ndeshjes, dhe të dy kombëtaret kanë bërë publike formacionet e tyre zyrtare.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Uellsi (4-3-3): Ward; Roberts, Rodon, Davies, Mepham; Morell, Allen, Ramsey; James, Moore, Bale

Zvicra (3-4-1-2): Sommer; Akanji, Schar, Elvedi; Rodriguez, Freuler, Xhaka, Mbabu; Shaqiri; Seferovic, Embolo

Grupi A

15:00 Uellsi – Zvicra (Stadiumi Baku Olympic)


Shtuar 12.06.2021 14:55