Chelsea po shqyrton sërish mundësinë për të transferuar Francisco Conceicaon, me sulmuesin anësor të Juventusit që mund të largohet nga klubi italian gjatë kësaj vere.
Të lidhura
None found
Sipas La Gazzetta dello Sport, londinezët po e ndjekin situatën e reprezentuesit portugez, veçanërisht nëse Pedro Neto vendos të largohet dhe të bashkohet me Al-Hilal.
E ardhmja e Conceicaos në Torino mund të ndikohet nga përforcimet e fundit në repartin e avancuar. Transferimi i Kerim Alajbegovic, afrimi i Randal Kolo Muanit dhe ardhja e Jeremie Bogas në janar mund ta ulin portugezin në hierarkinë e trajnerit.
Klubi anglez ka bërë tashmë një kontakt të parë për të vlerësuar mundësinë e marrëveshjes, por oferta prej 30 milionë eurosh nuk e ka bindur Juventusin.
Juventusi kërkon minimalisht 40 milionë euro për të lejuar largimin e 23-vjeçarit. Nëse Chelsea ofron këtë shumë, “Bianconerët” pritet të jenë të gatshëm të negociojnë shitjen.
Në bisedimet për këtë transferim është përfshirë edhe agjenti Jorge Mendes, i cili më herët kishte provuar ta drejtonte Chelsean drejt Rafael Leaos së Milanit.
Conceicao u bë përfundimisht lojtar i Juventusit pas përfundimit të huazimit nga Porto, në një operacion që klubit italian i kushtoi gjithsej 41 milionë euro.
Gjatë verës, emri i portugezit ishte lidhur edhe me një transferim në Ligën Premier, pasi Liverpooli kishte shfaqur interesim për të.
Një marrëveshje prej 40 milionë eurosh do t’i krijonte Juventusit hapësirë për të investuar në një tjetër sulmues.
