VIDEO / Sezoni i Chelseat mund të përmblidhet me këtë veprim: Tre lojtarë dolën përballë portierit dhe nuk shënuan

Wolves dhe Chelsea aktualisht janë duke luajtur ndeshjen e xhiros së 18-të në Ligën Premier dhe kishin mundësinë që në pjesën e parë të kalonin në avantazh.

Në minutën e 32-të të ndeshjes, lojtarët vendas humbën topin në gjysmën e tyre dhe tre lojtarë të Chelseat u nisën të vetëm drejt portës së Wolverhampton.

Të lidhura

None found

Raheem Sterling mori topin, ndërsa Cole Palmer dhe Nicolas Jackson ishin pranë tij dhe goli ishte pothuajse i pashmangshëm.

Megjithatë, Sterling u tregua egoist dhe nuk ua kaloi topin shokëve të skuadrës, por vendosi ta përfundonte vetë aksionin.

Ai gjuajti në drejtim të portierit Jose Sa, i cili kështu shpëtoi një gol të sigurtë, duke mbajtur skuadrën e tij në lojë.

Ky veprim i Sterling ilustron më së miri sezonin e tyre të tmerrshëm në të cilin ata janë në vendin e dhjetë dhe janë më afër zonës së rënies, sesa afër vendeve që të çojnë në Evropë. /Telegrafi/


Shtuar më 24.12.2023 15:15

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet