Savilla ka humbur në merkato, Diego Carlos dhe Jules Kounde, të dy titullarë të qendrës së mbrojtjes në sezonet e kaluara.
Edhe pse klubi ka transferuar tanimë Marcaon, ka ende shumë për të bërë, pasi gjendja e prapavijës e tregoi veten ndeshjen përballë Arsenalit ku pësoi plot 6 gola.
Drejtuesit e kanë objektiv primar ardhjen e qendërmbrojtësi të ri dhe tashmë ka disa emra në listë, i fundit që është shtuar është edhe ylli i Real Madridit, Jesus Vallejo.
Pas ardhjes së Rudiger, shanset që ai të “kap” ndonjë minutë janë minimizuar dhe Ancelotti ia ka bërë të ditur se nuk është në planet e tij.
Mbrojtësi ka një kontratë deri në vitin 2025 me “galaktikët” , por Sevilla kërkon blerjen e menjëhershëm ose huazimin me të drejtë blerjeje.
Megjithatë është ende herët dhe Vallejo është një nga 4 emrat që klubi ka në tavolinë./albeu.com