Armando Broja është në qendër të merkatos për të ardhem e tij. Sulmuesin ka mbyllur huazimin te Fulham dhe është rikthyer te Chelsea.
Qëndrimi i tij në “Stamford Bridge” nuk do të jetë i gjatë, pasi do të ndryshojë ambient gjatë merkatos së verës.
Sipas “BBC” bëhet me dije se 22-vjeçari do të shitet dhe tashmë për të ka interesime nga 4 ekipe në kampionate të ndryshme.
Monaco i shpall “luftë” kështu Ëolves dhe Ëest Ham, ndërsa nuk duhet të harrojmë as Milan që mbetet në “dritare”.
Skuadra franceze sheh Brojën si zëvendësues të Ëissam Ben Yedderit, i cili në vitet e fundit ka qenë lojtari kryesor i klubit nga principata.
Kujtojmë se anglezët në merkaton e janarit kërkuan 60 milionë euro. Por për shkak të mungesës së minutave kjo shifër ka rënë dhe “Blutë” pë të shitur sulmuesin shqiptar mund të dakortësohen me gjysmën e shifrës së lart përmendur.
🔴⚪️ Armando Broja, one of the names on AS Monaco shortlist for new striker to replace Ben Yedder as per BBC — but there are more options.
AS Monaco priority is a young striker and Broja will leave Chelsea on permanent deal.
👀 Club considering two more players for #9 position. pic.twitter.com/mMkU6RDQ8R
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 30, 2024