Serie A kryeson garën për një vend shtesë në Champions Ligë

Serie A është aktualisht në avantazh për të pasur pesë skuadra që do të garojnë në edicionin e sapoformatuar 2024/25 të Ligës së Kampionëve, i cila do të zgjerohet nga 32 ekipe në 36 nga sezoni i ardhshëm e tutje.

Në vend të formatit tradicional të fazës së grupeve, të 36 skuadrat do të renditen kundër njëra-tjetrës në një sistem me tabele në formë të ligës.

Çdo ekip do të luajë tetë ndeshje kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm, me tetë skuadrat e para që kualifikohen drejtpërdrejt në raundin e 16-të më të mirave. Skuadrat që renditen në vendin e nëntë deri në vendin e 24-të do të garojnë në një raund play-off, me fituesit gjithashtu do të kalojnë në raundin e 16-të më të mirave.

Megjithatë, do të jenë edhe katër skuadra të tjera të përfshira nga sezoni i ardhshëm.

Nga këto katër vende, dy pozicione do t’u caktohen skuadrave nga dy kampionatet me vlerësimin më të lartë bazuar në renditjen e federatave individuale sipas Gazzetta dello Sport.

Për shkak të suksesit të skuadrave të ndryshme italiane në garat evropiane në sezonet e fundit, Italia aktualisht është në krye për sa i përket sistemit të renditjes së UEFA-s me 16,571 pikë. Gjermania renditet e dyta me 15,500, dhe Anglia aktualisht është e treta me 14,625.

Këto shifra mund të ndryshojnë ende në bazë të rezultateve në garat e UEFA-s të këtij viti.

Sidoqoftë, nëse Serie A del në krye deri në fund të sezonit 2023/24, do të ketë pesë skuadra italiane të përfshira në edicionin 2024/25 të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/


Shtuar 8.03.2024 20:56