SERIE A/ Bologna – Milan, formacionet zytare

Bologna dhe Milan do të luajnë sonte në orën 20:45 në kuadër të ndeshjes së nëntë të Serie A.

“Kuqezinjtë” ende nuk njohin humbje këtë sezon dhe renditen në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 22 pikë, dy më pak se Napoli kryesues.

Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku te Bologna nuk do të paraqiten Bonifazi, Michael dhe Schouten, kurse te Milani do të mungojnë Florenzi, Maignan, Messias dhe Plizzari.

Formacionet zyrtare:

Bologna (3-4-2-1): Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Dominguez, Svanberg, Hickey; Soriano, Barrow; Arnautovic

AC Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Toure; Bennacer, Tonali; Castillejo, Krunic, Leao; Ibrahimovic


Shtuar 23.10.2021 20:17