Sergio Ramos rikthehet në fushë, tifozët e PSG-së e presin me fishkëllima (VIDEO)

Sergio Ramos është duke kaluar ndoshta momentin më të vështirë në karrierë, pas  sezonit të fundit me Real Madridit.

Eksperianca në Paris nuk po shkon aspak ashtu sic pritej, dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë mbrojtësin, duke shkaktuar pakënaqësi te tifozët që po shohin shumë rrallë në fushë atë që pritej të ishte lideri i mbrojtjes.

Pas një dëmtimi që e la jashtë fushave për gati dy muaj, Ramos është rikthyer mbrëmë në fushë.

Në minutën e 72’, spanjolli futet në fushë duke zëvendësuar Marquinhos, por u prit me fishkëllima nga tifozët.

Jo vetëm kaq, por zhgënjimi i tifozëve është aq i madh sa fishkëllenin sa herë që ai prekte topin./albeu.com