Sergio Ramos po kërkon shtëpi në Paris, pranë marrëveshjes me klubin e ri

Sergio Ramos pritet që të nënshkruaj kontratë me skuadrën e madhe nga Franca, Paris Saint-Germain.

Gazetari i njohur francez, Hadrien Grenier ka raportuar se Ramos ka nisur gjetjen e një shtëpie në Paris.

Marrëveshja mes lojtarit spanjoll dhe klubit duket se është arritur vetëm pritet firmosja e kontratës.

Ramos u largua para disa jave nga Real Madrid për shkak se kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Për ish-lojtarin e Sevillas dhe Real Madrid të interesuara ishin edhe disa klube nga Premierliga dhe Serie A./


Shtuar 26.06.2021 17:24

Tags: ,