Sergio Ramos: Nëse Reali fiton Champions unë do të festoj bashkë me ta në Madrid

Kapiteni shumëvjeçar i Real Madrid, Sergio Ramos, është lojtari i PSG-së për pothuajse një vit, por dashuria e tij për “Los Blancos” nuk është zbehur kurrë.

I intervistuar nga “Movistar”, pak orë para fillimit të finales së Champions League mes Liverpoolit dhe Realit, ish-kapiteni i “merengues” nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për skuadrën e Carlo Ancelottit.

“Real Madrid është familja ime, shpresoj të fitojë kupën e 14-të. Nëse fitojnë, do të kthehem në Madrid të festoj bashkë me ta”, është shprehur Ramos./ h.ll/albeu.com