Sergi Roberto ka oferta për t’u larguar nga Barcelona

Sergi Roberto po kalon muajt e fundit si futbollist i Barcelonës, pasi largimi i tij pritet të ndodhë në verë.

Mbrojtësi anësorë është futur në vitin e fundit të kontratës me gjigantin katalunas dhe nuk pritet që t’i rinovohet ajo dhe palët do të ndahen.

31-vjeçari që 10 vite është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës dhe nuk po ka hapësira të shumta në dy vitet e fundit.

Sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo, lojtari ka udhëzuar agjentin e tij, Josep Maria Orobitg, të mos dëgjojë oferta deri në prill ose maj 2024, një muaj para përfundimit të kontratës së tij aktuale.

Dëshira e tij është që të zgjasë lidhjen me Barcelonën edhe për të paktën një sezon, por deri më tani klubi nuk ka marrë asnjë vendim në këtë drejtim.

Sergi Roberto ka besim se në muajt në vijim do të marrë një propozim të kënaqshëm për rinovimin e radhës, pasi është dëshmuar si një pjesë e vlefshme në skemën e trajnerit dhe ka arritur të përshtatet me pozicione të ndryshme në fushë.

Interi është skuadra e madhe italiane që ka shprehur interesim për lojtarin, derisa edhe Roma është interesuar për Roberton.

Gjithsesi lojtari kërkohet edhe në La Liga me skuadrat si Valencia e Girona që e duan, por nuk përjashtohet mundësia që ai të vazhdoj karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Arabinë Saudite. /Telegrafi/


Shtuar 23.12.2023 13:48