Categories: sport

Sekreti i rinisë së përjetshme, dieta me 6 vakte e CR7

Cristiano Ronaldo është një ndër sportistët me gjendjen më të mirë fizike. Edhe pse tashmë 36-vjeçar, ai duket dhe luan sikur të ishte ende 26. Një pjesë e mirë e “sekretit të rinisë së përjetshme” të portugezit, është stërvitja e vazhdueshme që bën, por edhe dieta strikte që ndjek me rigorozitet.

Që prej kohës kur luante te Real Madrid, Ronaldo i besoi ushqimin e tij një dietologu, nga i cili nuk është ndarë më.

Të lidhura

None found

Gjatë një dite, sulmuesi i ri i Manchester United konsumon 6 vakte, të gjitha me ushqime me pak yndyra dhe shumë proteina, për të mbajtur të lartë nivelin e energjisë që i duhet një lojtari futbolli të niveleve më të larta.

Në këtë dietë përfshihet djathi, proshuta, kosi, peshku dhe sigurisht shumë fruta dhe perime. Ai gjithmonë ka thënë se nuk konsumon pije alkoolike, por vetëm ujë. Ndërsa sa i përket pijeve freskuese të gazuara, mjafton të kujtojmë incidentin me shishet e Coca-Cola-s gjatë Euro 2020.

Në regjimin ditor të Ronaldos duket se është eliminuar gjumi 8-orarësh, por bën pushime të vogla njëorëshe, gjithmonë duke ndryshuar çarçafët në mënyrë që të jetë i freskët. Pjesë e rutinës së tij janë edhe seanca noti, palestër pesë herë në javë dhe seanca me krioterapi në -160°C, për të rritur qarkullimin e gjakut

Dieta tipike e Cristiano Ronaldo:

Mëngjesi: Proshutë, djathë dhe kos pa yndyra

Vakt i ndërmjetëm: Pulë dhe sallatë

Dreka: Peshk ton, ullinj, vezë dhe domate

Vakt i ndërmjetëm: Tost me avokado, fruta të freskëta

Vakt para darkës: Peshk shpatë dhe sallatë

Darka: Biftek dhe kallamarë

Stërvitja: Pesë herë në javë në palestër ku bën 30 minuta vrap dhe ngritje peshash. Në total stërvitja zgjat 3-4 orë në ditë.

Gjumi: Pesë herë në ditë, për të ndihmuar muskujt që të rikuperohen.

të fundit

Kosova dhe Italia synojnë bashkëpunim më të ngushtë për “Prishtina 2030

Ambasadori i Italisë, Maurizio Antonini, është takuar me ministrin e Sportit të Kosovës, Blerim Gashani, me të cilin ka diskutuar…

2 minutes ago

Steinmeier uron Presidenten Shiroka Pula dhe rikonfirmon mbështetjen gjermane për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë,…

3 minutes ago

Pas vizitës në Kosovë, kandidati i Listës Studentore e quan atë pjesë të Serbisë

Fegja Dimoviq, kandidat i Listës Studentore në Serbi, tha se Kosova zë një vend të rëndësishëm në programin politik të…

3 minutes ago

Paul Bernardoni kryeson Superioren për pagën dhe vlerën e kartonit (SHIFRAT)

Nëse deri më sot keni patur dyshime se kush është më i paguari në Superiore, mjafton një deklaratë për të…

4 minutes ago

Zgjedhjet e 9 majit/ Florjan Binaj zyrtarizon garën për Tiranën si kandidat i pavarur: Kam ftuar opozitën për bashkëpunim

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.…

8 minutes ago

Manchester United shqyrton tre kandidatë nëse Carrick largohet nga stoli

Barazimi ndaj Aston Villës ka shtuar dyshimet rreth të ardhmes së Michael Carrickut në stolin e Manchester Unitedit. Rezultati nuk…

15 minutes ago