shqiperi

Ikonë e skenës dhe e modës në vitet ’80-’90, këngëtarja shqiptare zbulon sekretin e rinisë së “përjetshme”

Liljana Kondakçi është një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga shumë breza. Artistja është një prej atyre që janë vlerësuar gjithmonë për stilin e veçantë në vitet ’80 – ‘90. Ashtu si shumë personazhe të tjerë publikë që në ato vite ishin shembull për shumë gra dhe vajza në Shqipëri, edhe Liljana ka shënuar një lloj revolucioni në modë me veshjet e skenës dhe kinemasë.

Artistja është etiketuar sikur ka dalë nga revista e modës “Vogue” nga stilistja shqiptare, Stela Sallaku.

Të lidhura

None found

Fillimisht ka qenë e vështirë, sepse televizioni nuk ka pasur gardërobë, më pas u krijua një e tillë. Kinostudio kishte gardërobën e saj. Unë kam zgjedhur gjithnjë copa dhe ngjyra vetë. Dikur shikonim edhe revista, kisha shumë kuriozitet, s’mund të dilja çdo natë me të njëjtën veshje”, – tregon Liljana për “Rudina”, duke treguar edhe veshjen që i ka mbetur peng.

“Më ka mbetur në mendje një fustan që e kam veshur në një koncert recital ku kam qenë me Kozma Dushin, por nuk ekziston si filmim. Ai ishte me pala korrenti, ishte material i derdhur, ngjyrë bojëqielli me lule të vogla. Ka qenë me mëngë me frudha. Një tjetër fustan kam pasur edhe në një festival ku kam kënduar me Ema Qazimin, kanë qenë veshje shumë të bukura”,- tha Kondakçi.

Mes tyre, kishte shumë veshje që artistet i siguronin vetë dhe që ishin modele për të gjitha vajzat dhe gratë. Liljana, dikur dhe sot, është një model stili, gjithmonë në formë. Komplimenteve të Rudinës për look-un dhe linjat, Liljana i përgjigjet modestisht. Sekreti, tha ajo, qëndron te gjeni, palestra, ushtrimet fizike, kujdesi për ushqimin, por edhe muzika – ajo që e mban gjithmonë në formë.

Ndonëse vitet ikin pa kuptuar, ajo merr gjithmonë vëmendje për pamjen e saj të jashtme.

Liljana është po aq e re sa në daljen e parë në ekran, kur këndonte në Festivalin e Këngës.

E pyetur me pare, se kush është sekreti që nuk ka asnjë rrudhë në fytyrë. Liljana u përgjigj se një faktor i rëndësishëm sipas saj është dhe ana gjenetike.

Këngëtarja u shpreh se ajo ka rrudha, por ndoshta fansat e saj nga pëlqimi që kanë për të nuk ja vënë re.

të fundit

Goditja nga autobusi i merr jetën një këmbësoreje në Prishtinë

Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Siç…

9 minutes ago

Bashkim Jashari nderohet me dy dekorata nga Garda Kombëtare e Ajovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me dy mirënjohje nga Garda Kombëtare e…

9 minutes ago

77 kg of suspected drugs and weapons seized; two brothers arrested, son of one wanted over suspected criminal group links

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër veprimtari të dyshuar kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, në…

9 minutes ago

Students demand his resignation, Rama posts photos and calls table where he invited young people for dialogue a tourist destination

Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka publikuar sërish tavolinën prej guri të…

10 minutes ago

Jude Bellingham dëshiron që Real Madridi të afrojë vëllain e tij, Jobe

Jude Bellingham thuhet se dëshiron të ndajë një dhomë zhveshjeje me vëllain e tij, Jobe Bellingham, te Real Madridi, me…

10 minutes ago

They aim to intimidate and encourage self-censorship” / BIRN: More than 50% of freedom of expression cases show signs of unfounded defamation lawsuits

Një raport mbi lirinë e shprehjes në praktikën gjyqësore identifikon 171 vendime me të paktën një nivel rreziku nga paditë…

10 minutes ago