lifestyle

Dieta më e shëndetshme, çfarë të hani në 3 vakte, sipas dietologes së Victoria Beckham

Amelia Freer është dietologia e disa prej figurave më të njohura të ekranit britanik, si Victoria Bekham, Sam Smith, James Corden etj. Për këtë arsye, kur ajo vendos të ndajë diçka me ne, jemi gjithë sy e veshë tek ajo.

Amelia së fundmi ka treguar se kur ndërton një plan të ri ushqimor, i kushton një rëndësi më të madhe perimeve, madje edhe për vaktin e mëngjesit, dhe më pas sigurohet që dieta të jetë e pasur me proteina dhe disa yndyra të shëndetshme.

Të lidhura

None found

Ja si e ka organizuar ajo një plan ushqimor ditor:

Mëngjesi
Amelia skuq shumë pak qepë, domate dhe spinaq, 2 vezë të ziera mirë dhe pak avokado. Ajo gjithashtu pi një filxhan kafe çdo mëngjes dhe konsumon edhe një frut pas kësaj.

Dreka
Për vaktin e drekës, Amelia zakonisht konsumon ushqimin që ka përgatitur për darkën e mbrëmjes së kaluar. Ajo thotë se është një mbështetëse e teorisë “gatuaj një herë, konsumo 2 herë”. Në këtë mënyrë kursen edhe shumë kohë nga koha që shpenzon në kuzhinë. Pas konsumimit të ushqimit që ka mbetur nga darka e kaluar, Amelia konsumon një frut të freskët. Nëse nuk ka pasur kohë të bëjë aktivitet fizik, Amelia konsumon 2-3 lugë drithëra apo edhe një fetë bukë me drithëra integrale. Pas drekës ajo pi një filxhan kafe ose një filxhan çaj jeshil.

Darka
Për darkë Amelia vendosë të gatuajë pulë me perime. E rëndësishme është që gatimi të bëhet në temperaturë të ulët në mënyrë që të jetë më i shëndetshëm. Ajo gjithashtu pranon se 2 deri në 3 herë në javë, pas ose gjatë vaktit të darkës, ajo konsumon edhe një gotë verë, por kurrë nuk konsumon ushqime të paketuara. Kjo për arsye se këto lloj ushqimesh kanë sasi shumë të larta sheqeri dhe nuk të ngopin, për pasojë bëjnë që konsumatorët të konsumojnë më shumë ushqim.

“Nëse dua të konsumojë diçka të ëmbël, sigurohem që zgjedhja ime të jetë diçka natyrale”,-thotë Amelia

të fundit

May 9 elections/ Florjan Binaj officially announces independent run for Tirana: I have invited the opposition to cooperate

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.…

33 seconds ago

EU to take part in Ukraine talks in Abu Dhabi, von der Leyen says European security and interests must be protected

Bashkimi Evropian do të jetë i pranishëm në bisedimet për Ukrainën, të cilat pritet të zhvillohen këtë javë në Abu…

50 seconds ago

Explosion at steel factory near Izmir kills six, injures around 14

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në…

1 minute ago

EFJ raises concerns over journalists’ safety in Albania: 55 attacks in 18 days, most attributed to police

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar për situatën e sigurisë së gazetarëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për numrin…

1 minute ago

EU ambassador delivers 2026 Progress Report to Albania’s Foreign Ministry, Hoxha: Progress is significant, challenges remain

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në MEPJ, Shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në…

2 minutes ago

Kosovo and Italy seek closer cooperation for “Prishtina 2030

Ambasadori i Italisë, Maurizio Antonini, është takuar me ministrin e Sportit të Kosovës, Blerim Gashani, me të cilin ka diskutuar…

2 minutes ago