Presidenti i milani Paolo Scardoni, në një intervistë për, Radio Anch’io Sport ka frenuar entuziazmin te Milani pas fitores ndaj Lazios.
“Ishte një lojë e madhe, të gjithë u argëtuam, por tani të flasësh për kampionatin duket pak e parakohshme tha ai për mikrofonat e “Radio Anch’Io Sport”.
Të gjithë sytë i kemi të mërkurën në Liverpoool, do të të jetë një sfidë e rëndësishme. Prioriteti është të kthehemi në Ligën e Kampionëve, Milani duhet të qëndrojë gjithmonë në Ligën e Kampionëve, nëse bëjmë më mirë ne jemi të lumtur”.
“Nga dita e parë, projekti ishte afatgjatë. Ne kurrë nuk kemi menduar të marrim në pyetje Stefano Piolin”, vazhdoi Scaroni, i cili më pas foli për rinovimin e Kessie:
“Unë kam besim të madh te Maldini dhe Massara që po negociojnë me të. . “Reduktimi i biletave në Ligën e Kampionëve? Një shenjë e mirë, por përparësia absolute është të kesh stadiume të reja”. Tema është se ekipet e Serie A kanë një oqean borxhi, më shumë se 5 miliardë në borxh. Futbolli evropian është në borxh, ne duhet të gjejmë zgjidhje. Idealja është që t’i gjeni në bashkëpunim me të gjitha organizatat që merren me futbollin”. /albeu.com/