Sulmuesi i Celta, Santi Mina rrezikon deri në 8 vite burg.
Sipas Diario Sport, spanjolli dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua. Seancat gjyqësore do të mbahen më 28, 29 dhe 31 mars.
Të lidhura
None found
Sipas prokurorëve, më 16 qershor 2017, i pandehuri ka hyrë në furgonin e shokut të tij David Goldar teksa ishte aty me një grua dhe i ka thënë se “i pëlqen shumë” dhe se “diçka duhet bërë”. Viktima refuzoi, Mina u largua dhe më pas u kthye dhe e sulmoi seksualisht.
Si pasojë e këtij episodi, viktima mësohet se është ende në depresion, duke vuajtur nga çrregullimi kronik post-traumatik.
Për këto veprime prokuroria kërkon dënimin e futbollistit me tetë vjet burg, ndalimin e afrimit të viktimës në një distancë më të vogël se 500 metra për 10 vjet.
Mina ka bërë 28 paraqitje në La Liga këtë sezon, duke shënuar 7 gola. /albeu.com/
