Sancho mbetet objektivi kryesot e markatos së verës për Man United

Manchester United, po kërkon transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

 

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Man Utd ka rifilluar kontaktet me Borussia Dortmund, për të nënshkruar me Jadon Sancho, bisedimet me agjentët e lojtarit kanë filluar, për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

Dortmund do të ishte e kënaqur me një ofertë rreth 90-95 milionë euro.

21- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Dortmundit në të gjitha garat, duke realizuar 16 gola. /


Shtuar 5.06.2021 23:18