Mohamed Salah është prezantuar si afrimi më i ri i Trabzonsporit gjatë një ceremonie madhështore të organizuar në stadiumin “Papara Park”.
Sulmuesi egjiptian ka firmosur me klubin e njohur turk një marrëveshje dyvjeçare, nga e cila do të përfitojë 17 milionë euro për sezon. Kontrata parashikon gjithashtu shpërblime shtesë në varësi të paraqitjeve, si dhe 20 për qind të të ardhurave të siguruara nga shitja e produkteve të klubit që mbajnë emrin e tij.
Të lidhura
None found
Në tribunat e mbushura të “Papara Park”, ceremonia u shoqërua nga një entuziazëm i jashtëzakonshëm.
Plot 41,000 mbështetës të Trabzonsporit krijuan një atmosferë “djallëzore”, duke përdorur fishekzjarrë dhe bomba tymi.
I veshur me fanellën e klubit dhe me numrin 10 në shpinë, Salah doli në fushë dhe përshëndeti turmën, e cila e priti me brohoritje të fuqishme.
Në ekranet LED dhe tabelat e rezultateve të vendosura rreth stadiumit u shfaqën urime mirëseardhjeje në gjuhën turke dhe angleze. Ndërkohë, futbollisti egjiptian hapi krahët përballë tribunave dhe u tha tifozëve se kishte mbërritur për të fituar trofe.
Kalimi i Salahut te Trabzonspori konsiderohet një nga transferimet që ka bërë më shumë bujë në historinë e Superligës Turke, ndërsa klubit i jep një peshë të madhe në garën për kreun e futbollit turk.
