Salah pranon se Barcelona është interesuar për të

Me Mohamed Salah në 18 muajt e fundit të kontratës së tij aktuale në Anfield, tifozët e Liverpool kanë filluar të shqetësohen për të ardhmen e egjiptianit. Salah ka qenë në formë të bujshme deri më tani në sezonin 2021/22 dhe e ka bërë Liverpoolin të sfidojë sërish në garën për titull me golat e tij, por kontrata e tij është gjithçka veçse e zgjidhur, pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar në Anfield.

Liverpool ka thënë se bisedimet mes klubit  dhe përfaqësuesve të Salah kanë vazhduar por ende nuk është gjetur ndonjë marrëveshje.

“E kam thënë disa herë, nëse vendimi varet nga unë, dua të qëndroj në Liverpool”, tha Salah. “Por vendimi është në dorën e të tjerëve dhe ata duhet ta zgjidhin këtë çështje.

“Nuk ka asnjë problem, por duhet të arrijmë një marrëveshje për kontratën. Është në dorën e tyre.

“Ka gjëra të tilla si ambicia e ekipit dhe trajnerit dhe ajo që ai dëshiron të bëjë me ekipin dhe lojtarët që dëshiron. Këto janë të gjitha pika të rëndësishme kur merret vendimi.”

Salah te Barcelona?

Pasi ka luajtur për Fiorentinën dhe Romën më parë pas nënshkrimit nga Chelsea, Salah është i hapur ndaj idesë për të shkuar përsëri jashtë shtetit dhe Xavi Hernandez ka shprehur interes për ta marrë atë në Barcelonë.

“Kam lexuar atë që u tha për interesimin e Xavi-t për të nënshkruar me mua”, tha Salah. “Kjo është diçka që më bën të lumtur që një ekip si Barcelona është i interesuar për mua, por unë jam i lumtur në Liverpool dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

“Për momentin, unë preferoj të qëndroj në Premier League pasi është liga më e fortë në botë”./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.12.2021 16:24