Saha për fjalët e Rooney për CR7: Nuk jam aspak dakord, Cristiano bëri një sakrificë të madhe, Man United nuk po luan mirë

Louis Saha nuk pajtohet me mendimin e Wayne Rooney për Cristiano Ronaldon.

Më herët, ish-sulmuesi i Manchester United tha se portugezi “nuk është i njëjti lojtar si në vitet e mëparshme”.

Duke iu përgjigjur kritikave, Ronaldo iu drejtua Rooney-t dhe ish-mbrojtësit të Liverpool-it, Jamie Carragher, duke i quajtur ata “ziliqarë”.

“Nuk e kuptoj. Jam pak i habitur. Nuk është e drejtë të sulmosh Cristiano Ronaldon dhe të thuash se ai duhet të zgjidhet. Pse nuk ndërtojmë një ekip të ri rreth Cristianos? Lërini të mësojnë dhe të përparojnë përkrah tij.

Nëse këta lojtarë nuk mund të përparojnë dhe të rriten, do të thotë se nuk janë mjaftueshëm të mirë. Nuk jam aspak dakord [me mendimin e Rooney-t]. Mendoj se Cristiano bëri një sakrificë të madhe. Ai i trajton mirë kritikat.

Skuadra nuk po luan mirë. Nuk më pëlqen që Cristiano të zgjidhet si objekt kritikash”, tha ish-sulmuesi, i cili luajti me Rooney dhe Ronaldon për Manchester United për tre sezone.

Portugezi 37-vjeçar ka shënuar 18 gola në 33 paraqitje për klubin këtë sezon. /albeu.com/


Shtuar 9.04.2022 16:24