Rummenigge: Messi? Më pikon zemra kur shikoj gjëra të tilla

Shumë është folur për faktin se Lionel Messi është fërshëllyer nga tifozët e Paris Saint-Germain pak javë më parë, pas eliminimit të skuadrës nga Champions League.

Pasi skuadra u kthyer në Parkun e Princave për ndeshjen e kampionatit kundër Bordeaux, e fituar 3-0, Messi me shokë janë fërshëllyer gjatë gjithë sfidës. I vetmi që ka marrë duartrokitje ka qenë Mbappe.

L’Equipe ka bërë një intervistë me ish-lojtarin dhe drejtuesin e bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka folur pikërisht në lidhje me situatën e argjentinasit në Paris.

“Është e qartë se ai nuk është i lumtur te PSG. Por duket sikur po e gjente përsëri veten në javët e fundit. Mbaj mend verën e kaluar, kur tifozët e Parisit i dhën një pritje të jashtëzakonshme.

“Një lojtar si ai nuk meriton të fërshëllehet. Më pikon zemra gjak kur shikoj skena të tilla”.


Shtuar 31.03.2022 22:22