Kohë ndryshimesh të mëdha te Bayern Munchen. Edhe pse ishte vendosur që në fund të vitit 2021 do të largohej, Karl-Heinz Rummenigge është menduar dhe do të ikë 6 muaj më herët seç ishte rëndë dakord.
Nuk është një ndarje e lehtë, janë 30 vite në drejtim të Bayern Munchen, klubit më të lavdishëm gjerman dhe një nga klubet më të mëdha në botë që është ngritur dhe ka fituar dhjetëra trofe nën menaxhimin e tij si drejtues.
“Bosi po ikën”, kështu mund ta quajnë gjermanët largimin e Shefit Ekzekutiv të Rummenigges i cili ishte edhe shefi i bordit drejtues të klubit teksa 65-vjeçari mendon se është koha më e mirë që t’ia lëri klubin në duart e një tjetër legjende, Oliver Kahn.
“Unë thashë dy vjet më parë se po planifikonim një tranzicion të matur, dhe që tani më në fund po zbatohet. Kështu duhet të ndodhë,” shpjegon Rummenigge, kontrata e të cilit mbyllej praktikisht me 31 Dhjetor 2021. “Ishte një lamtumirë e lumtur dhe me krenari, pasi po dorëzoj një klub që është sportivisht, ekonomikisht dhe strukturisht plotësisht i paprekur. Kjo ishte e rëndësishme për mua”.
Rummenigge ka veshur fanellën e Bayernit për dhjetë vjet, ka qenë në drejtimin operativ të klubit që nga viti 1991, më pas Zëvendës President deri në 2002 dhe që atëherë ka qenë përgjegjës kryesor si CEO i Bayern Munchen. Si lojtar dhe drejtues, ai fitoi gjithsej 12 tituj ndërkombëtarë, 21 kampionate dhe 14 kupa. Nën drejtimin e tij, Bayern München rriti të ardhurat nga 176 milion euro në 679 milion euro.
“Së bashku me Uli Hoeneß, ai e bëri Bayernin një nga klubet dhe shembujt më të mirë në futbollin ndërkombëtar – si nga ana sportive dhe nga ana ekonomike”, deklaroi Presidenti dhe Kryetari i Bordit Mbikëqyrës Herbert Hainer dhe tha se një “lamtumirë të denjë” për Rummeniggen do të organizohet sa më shpejt kur situate nga pandemia ta lejojë.