Rummenige: Nuk kam folur me Agnelli-n, por me dialog do të dalim nga kriza

Karl-Heinze Rummenigge do të luajë një rol kyç në rregullimin e marrëdhënieve midis klubeve të Superligës dhe UEFA pas dështimit të shkëputjes së kërkuar nga 12 klube të mëdha në Evropë.

Drejtori i Përgjithshëm i Bayern Munchen dhe anëtari i komitetit ekzekutiv të UEFA-s foli për “Tuttosport” mbi këtë çështje: “Unë jam njihem si njeri i dialogut dhe jo i luftës. Kështu që Ceferin më kërkoi ta ndihmoja. Nuk ishin ditë të lehta, por e rëndësishme është që historia të mbyllet. Ata gabuan, por çfarë është më me interes për mua është të dal nga kriza me inteligjencë.

Ceferin nuk ka ndërmend të mbyllë dyert për askënd “. Pyetja lind spontanisht, madje as Agnelli? “Paqja është e mundur midis të dyve, Ceferin është shumë i zhgënjyer. Por duhet thënë se Superliga përbëhej nga 12 ekipe dhe jo vetëm Agnelli”. Asnjë kontakt midis gjermanit dhe presidentit të Juventusit: “Është zgjedhja ime. Nuk është koha për të folur me të. Më mirë le të ziejnë gjërat. Pastaj ne do të dialogojmë”.

Shtuar 22.04.2021 01:04