Rudi Vata me deklaratë të fortë: Lojtarët e mi trukonin ndeshje

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata ka bërë një deklaratë të fortë, në lidhje me periudhën kur ishte trajner.

Në një intervistë për Euronews Albania, Vata u shpreh se lojtarët e tij kanë trukuar ndeshje.
Sipas tij, ata bënin trukime, në ndeshje të caktuara, në momentet kur trukimi u interesonte atyre personave që kontrollonin këtë fenomen.

“Një ndeshje e trukuar, është një ndeshje e trukuar. Përderisa në Shqipëri, futbolli shqiptar është dënuar për korrupsion, këtu ka shumë hapësirë për të diskutuar fenomenin. Në ekipet ku unë kam punuar si tajner, kam pasur lojtarë që kanë qenë pjesë e trukimit të ndeshjeve.

Jo çdo javore, por sigurisht në momente të veçanta kur u interesonte personave të veçantë që kontrollonin fenomenin dhe ishin palë me shtetin. Unë e kam pësuar në kurriz”, theksoi ai./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.11.2022 12:03