Rritje rrogë dhe përfshirje klauzole, Juventusi pranë rinovimit me Dybala

Juventusi rinis sot bisedimet në lidhje me rinovimin e kontratës së Paulo Dybala. Drejtuesit e bardhezinjve kanë programuar një takim me Jorge Antun, agjentin e fantazistit argjentinas.

Në stol është rikthyer Max Allegri, i cili e konsideron tepër të rëndësishëm lojtarin latin. Edhe Dybala ka dëshirë të madhe të vijojë karrierën te Juventusi.

27-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin italian, për momentin përfiton 7 milion euro në sezon, ndërsa rroga në kontratën e re do të prekë shifrën e 8 milion eurove + bonuse.

Drejtuesit e Juventusit pritet të vendosin edhe një klazuolë shitje në kontratë. Takimi i sotëm është vendimtar, por në Torino janë optimistë në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimit me Dybala.


Shtuar 7.08.2021 14:30