Rreth 1 mijë tifozë kuqezi pritet të “pushtojnë” Rigan, “blindohet” Letonia para ndeshjes me Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte në mbrëmje me Letoninë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “Skonto stadions”, ndërsa në Letoni janë marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e sfidës dhe për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat, në stadium do të jenë të pranishëm rreth 1 mijë tifozë shqiptarë. Për të garantuar sigurinë,policia do të kufizojë aksesin në “Sheshin e Lirisë”.

Bëhet me dije se sheshi do të jetë pjesërisht i mbyllur dhe nuk do të lejohet asnjë aktivitet, madje rrezikon të mbyllet plotësisht nëse situata do të tensionohet.

Kjo do të jetë ndeshja e katërt e ekipit tonë në kualifikuese. Kujtojmë se aktualisht Kombëtarja mban vendin e 2-të në grupin K me 4 pikë, 5 më pak se Anglia, ndërsa Letonai ka 3 pikë, por me një ndeshje më pak. Ndërkohë Serbia ka vetëm 1 pikë, por ka 2 ndeshje më pak se kuqezinjtë, ndërkohë me 0 pikë ndodhet Andorra.


Shtuar 10.06.2025 17:27